Presidenti/ Nisin sot negociata “kokë më kokë” për kandidatët (Axhenda)

Procedurat për zgjedhjen e Presidentit të vendit do të vijojnë këtë të premte me negociatat mazhorancë-opozitë.

Siç edhe u paralajmërua nga grupi parlamentar i PS-së, Taulant Balla do të zhvillojë një takim me krerët e grupeve parlamentare të tjera.Në kryesinë e Kuvendit negociatat do të nisin prej orës 9 deri në orën 11, pasi takimet do të zhvillohen “kokë më kokë”.

Në orën 09:00 pritet që të diskutohet mes kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla me Mesila Dodës. Më pas në orën 10 do të zhvillohet takimi me Fatmir Mediun i cili përfaqëson Aleancën për Ndryshim.

Në orën 11 do të zhvillohet takimi me Enkelejd Alibeaj, të cilin mazhoranca e njeh si kreun e grupit parlamentar të PD-së.

Pas debateve në konferencën e kryetarëve, Alibeaj  ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me Ballën.

Më 15 maj ora 16:00 është afati i fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve, ndërsa më datën 16 maj ora 10:00, mblidhet Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidaturave.

Ndërsa më 16 maj, ora 17:00 do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *