Presidenti/ Mbyllet raundi i tretë, Bushka: Nuk ka pasur kandidatura

Komisioni për Çështjet ligjore është mbledhur këtë të hënë me fokus çështjen kryesore, shqyrtimin e kandidaturave për presidentin e republikës së Shqipërisë.

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka tha raundi i tretë konsiderohej tashmë i mbyllur, pasi ka pasur mungesë të kandidaturave për postin e presidentit të republikës.

“Besoj se jeni në dijeni, siç na kanë njoftuar edhe shërbimet e kuvendit, edhe në këtë raunde nuk është paraqitur asnjë kandidaturë kështu që edhe ky raund konsiderohet i ezauruar”, tha ajo.

Komisioni miratoi raportin e lexuar nga relatori, Ndreca. Tashmë do të vijojë mbledhja formale e kuvendit, për të përmbyllur zyrtarisht raundin e tretë për presidentin, duke mos pasur asnjë kandidat dhe duke lënë çdo gjë në dorë të qeverisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *