Presidenti i ri, arrihet marrëveshja e parë, Boçi: Kandidatët e opozitës do rrëzohen

Deputeti, Luçiano Boçi ka folur në lidhje me dakordësinë e arritur mes një pjese të opozitës dhe mazhorancës.

Boçi tha se kryeministri Edi Rama do të jetë ai që do të zgjedhë presidentin, teksa shtoi se aitallet me kundërshtarët e tij.

“Rama e zgjedh vetë kundërshtarin. Zgjedh disa kokrra, propozoni, por unë kam të drejtë t’iu rrëzoj. Jam unë ai që vendos se kush do të ngrejë kupën e presidentit. Tryeza nuk ka vlerë në nivelin parlamentar, por politik. Në vazhdimësia në rastin, kur i jepet opozitës e drejta propozuese mund të konvergojmë ndonjë emër. Ne do të vazhdojmë në drejtimin për të bashkuar PD-së.

Po keqpërdoret grupi parlamentar i PD-së. Me anëtarët e grupit parlamentar komunikon me e-mail, me tjerët me Ballën preferon që të përqafohet. Kandidatët e opozitës do të rrëzohen. Topin do ta mbaj një aktor siç është Alibeaj, në momentin që afrohet për të gjuajtur topin, e merr vetë Rama dhe e gjuan vetë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *