Presidenti i Këshillit Europian: Shqipëria në BE? Tashmë rruga është zhbllokuar…

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel deklaroi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në përfundimit të Samitit BE-Ballkani perëndimor, se Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë bërë progres.

I pyetur  se kur Shqipëria do të jetë pjesë e BE,. Michel tha se jemi në rrugën e duhur, pasi tashmë janë zhbllokuar të gjitha bllokimet që ishin vendosur me pa të drejtë.

“Unë nuk prita këtë mbledhje për të ardhur në Tiranë, kam ardhur si kryeministër belg, dhe kam shkëmbyer me kryeministrin Rama, para shpërthimit të luftës kam patur rastin të vij në Tiranë. Janë këto kuptime me Ramën dhe liderët e tjerë për të kuptuar që të përshpejtojmë procesin e Ballkanit perëndimor. Para disa muajsh ishim në Bruksel, ju e mbani mend konferencën e shtypit të Ramës, në Bruksel pati një reagim falë mbledhjes së Brukselit me vullnetin e plotë nga të dyja anët për të zhbllokuar atë që ishte bllokuar. Lista e krijuar nuk ishte një listë qëllimesh por listë projektesh, që janë frut i shkëmbimit që kemi patur me Ramën para fillimit të luftës, i cili më tha nuk duhet pritur fundi, por vendet tona të kuptojmë përfitimet ende pa mbaruar procesi. Kur flasim për Universitetet, çështjet e sigurisë, janë çështje jashtëzakonisht konkrete. Jemi të lumtur që jemi në Tiranë do të vijmë shepsh në Tiranë dhe Edi në Bruksel për të punuar bashkë”, tha Michel.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *