Presidenti i KE-së dhe Macron solidarizohen me Turqinë: Jemi me ju në luftën kundër terrorizmit

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar lidhur me sulmin e ndodhur pasditen e sotme në Stamboll ku mbetën të vrarë 6 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Me anë të një postimi në Twitter, Macron shprehu ngushëllimet për viktimat e sulmin. Ndërkohë që sot ishte përvjetori i 7-të, për viktimat e sulmit të ndodhur në Francë më 13 nëntor 2015 në Francë, ai shtoi se ishin bashkë me Turqinë në luftën kundër terrorizmit.

“Në këtë ditë kaq simbolike për Kombin tonë, ndërsa mendojmë për viktimat e rënë më 13 nëntor 2015, populli turk goditet nga një sulm në zemrën e tij, Stambollin. Për turqit: ne ndajmë dhimbjen tuaj. Ne jemi me ju në luftën kundër terrorizmit,” tha Macron.

Gjithashtu edhe presidenti i KE-së Charles Michel ka reaguar për sulmin me anë të një postimi në Twitter, ku shprehu ngushëllimet për viktimat dhe shtoi se BE është përkrah Turqisë në këto momente të vështira.

“Lajm i tmerrshëm nga #Stambolli sonte. Ngushëllime viktimave të shpërthimit në #Istiqlal. Të gjitha mendimet tona janë me ata që përgjigjen aktualisht dhe me popullin e Turqisë në këtë kohë shumë shqetësuese,” shkruan Michel.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *