Presidenti Begaj vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është nisur për një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, do të priten në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Në kuadër të vizitës në Selinë e Shenjtë, është parashikuar gjithashtu që Presidenti Begaj, të zhvillojë dhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Më herët papa Françesku është takuar edhe me kryetarin e Bashkisë, Veliaj i cili e njohu atë me lajmin për ndërtimin e faltores së shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial. Ndërsa, Papa Françesku vlerësoi faktin se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa sot po vepron njësoj me iranianët, afganët e ukrainasit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *