Prej 4 muajsh në burg për aferën e inceneratorëve, flet nesër për herë të parë në SPAK, Lefter Koka

Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka do të merret nesër në pyetje nga SPAK. Sakaq, ky i fundit prej më shumë se katër muajsh ndodhet në burg si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Bëhet me dije se prokurorët e SPAK të cilët do të marrin në pyetje Kokën janë: Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Kujtojmë se, ish ministri i Mjedisit u vu në pranga në dhjetor të 2021. Por SPAK ka dyshime se ai ka përfituar mbi 3.7 milionë euro në formë ryshfeti prej. Ndërkohë Koka ka mohuar akuzat dhe pretenduar se ka vepruar konform ligjit.

Si dhe hetimet disa mujore kanë zbuluar se Lefter Koka, favorizonte pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit, duke përfituar kështu ryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *