Pranohet mocioni i mbrojtjes së Selimit kundër një pjese të dëshmisë së dëshmitares së pare

 

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, trupi gjykues ka pranuar mocionin e mbrojtjes së Rexhep Selimit për mospranimin si provë të një pjese të dëshmisë së dëshmitares së parë në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

I njëjti ka thënë se nuk lejohet ZPS-ja të bëjë pyetje për incidentet e përshkruara në paragrafin 3, 16 dhe 23 të materialit.

Sa i takon dëshmisë së dëshmitarit, ai tha se duhet redaktuar referencat lidhur me këto sulme nga çdo material që synojnë të paraqesin si prova.

Fillimisht i njëjti sqaroi do të trajtohet mocioni i mbrojtjes së Selimit për përjashtimin e provave dorëzuar më 6 prill, me të cilën kërkesë janë pajtuar edhe mbrojtja e Thaçit dhe mbrojtja e Krasniqit.

‘‘Mbrojtja e Selimit kërkon që të përjashtohet dëshmia e dëshmitarit X, për provat që janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve të paraqitura në aktakuzë’’, tha tutje gjykatësi.

Për këtë mocion, gjykatësi Smith tha se ZPS është përgjigjur me 12 prill.

Sipas gjykatësit, ZPS ka kundërshtuar të njëjtin mocion me argumentimin se dëshmia është e pranueshme sipas rregullit 137 dhe 138 dhe duke e konsideruar dëshminë si relevante dhe autentike.

‘‘Trupi gjykues rikujton që pala që dorëzon prova duhet të demonstroj se faktet që kërkon të vërtetoj janë përkatëse për çështjen’’, tha tutje gjykatësi Smith.

Ndryshe, seanca është duke vazhduar me dëgjimin e dëshmitares duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Krasniqit, seancë e cila është private sikurse edhe herët e tjera.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *