Prag provimesh/ Studimi: 35% e maturantëve pranojnë se do të kopjojnë

Është zhvilluar një pyetësor me rreth 750 maturantë pjesëmarrës për të kuptuar më tepër mbi ndjesitë e tyre dhe perceptimin që ata kanë për procesin e provimeve të maturës shtetërore.

Procesi i maturës shtetërore është një ndër proceset më të rëndësishme për maturantët të cilët duan të vazhdojnë studimet universitare. Këto provime mbartin një peshë të madhe në formulat e llogaritjes së pikëve të programeve të studimit të universiteteve.

Duke qenë se këto provime mbartin një peshë kaq të lartë, çdo vit maturantët përballen me emocione të forta gjatë periudhës së zhvillimit të këtyre provimeve. Vlen të theksohet se ndër vite këto provime kanë pasur problematika të shumta dhe janë ndjekur me reagime si protesta, peticione, etj., nga maturantët.

Nga të dhënat e studimit rezulton se:
35% e maturanteve pranojnë se do kopjojnë ne provimet qe po afrojnë, ndërsa 58% shprehen se nuk do te kopjojnë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *