Porto Romano, Balluku: Kemi përmbyllur të gjitha fazat, projekti nuk do i shërbejë vetëm Shqipërisë

Ditën e sotme është zhvilluar një takim me kompanitë e interesuara për ndërtimin e portit tregtar të Porto Romanos.

Të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ministrja u shpreh se porti i Porto Romanos nuk do t’i shërbejë vetëm Shqipërisë. Balluku përmendi marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut dhe me Kosovën për portet e thata. Balluku u shpreh se Shqipëria mbetet e hapur për t’u shërbyer edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor përmes portit të Durrësit.

“Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano, jemi këtu pas një punë voluminoze, dua të falenderoj të gjithë skuadrën. Na është dashur të ndryshojmë dhe shtojmë kërkesa të reja në projekt. Kemi përmbyllur të gjitha fazat e rëndësishme të këtij projekti. Të gjitha studimet mjedisore, të cilat përcaktojnë standartet më të mira të fushës. Strategjia e Qeverisë Shqiptare përmblidhet në tre qëllime kryesore: modernizimi i infrastrukturës, aty ku do vendoset porti i ri. Zhvillimi i llogjistikës, dhe e treta pozicionimi i Shqipërisë në një vend strategjik dhe lidhjen me Europën.

Ashtu siç ne kemi bërë publike porti i Porto Romanos nuk do t’i shërbejë vetëm Republikës së Shqipërisë, por në momentet që sot po flasim, flasim me dy marrëveshje zyrtare të lidhura mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës për ngritjen e dy porteve të Thata, respektivisht në Strugë dhe në Prishtinë. Por sigurisht duke pasur parasysh që këto janë vetëm marrëveshjet e para dhe ne do të jemi të hapur për t’u shërbyer edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që do të shikojnë me fizibilitet të gjitha operimet e tyre përmes portit të Durrësit. Duhet të kemi parasysh që 4 vite e fundit na kanë dhënë një mësim shumë të rëndësishëm se si situata të paparashikueshme më parë siç ishte rasti i pandemisë, apo krizës së krijuar nga agresioni rus në Ukrainë mund të afektojnë të gjithë zinxhirin furnizues global.

Disa shifra që tregojnë këtë projekt, janë se një investim është rreth 390 mln euro, do të jetë 450 hektarë në dispozicion. Ky është një nga aspiratat që ne kemi, kemi hyrë në diskutime me selinë qëndrore në NATO, Shpresoj që të kemi një miratim për shtimin e kësaj. Sot jam e lumtur që ndodhem në këtë tryezë, do ta ndërtojmë në një bazë transparence. Kjo është hera e parë që një projekt i këtij përmase sot po ndahet me partnerë, do kthehet për ne në një shembull për projekte të tjera”, tha Balluku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *