Portieri i Argjentinës blen 20 mijë paund qen që t’i ruajë medaljen e botërorit

Portieri i Argjentinës dhe Aston Villas, Emiliano Martinez, ka kërkuar të mbrojë medaljen e fituesit të Kupës së Botës duke paguar 20,000 paund për një qen roje. 30-vjeçari ishte një pjesë kyçe e suksesit të Argjentinës në Kupën e Botës, pasi ai mori dorezën e artë dhe priti disa penallti gjatë turneut në Katar.

Martinez ka blerë një qen roje belg Malinois, i cili është përdorur nga Forcat e Marinës Amerikane në zonat e luftimit, sipas Daily Star. Ky qen thuhet se kushton minimumi 20,000 paund dhe peshon deri në 30 kg. Disa lojtarë janë përpjekur të rrisin sigurinë e tyre në vitet e fundit, për shkak të grabitjeve që janë bërë në shtëpitë e tyre.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe portieri francez Hugo Lloris janë ndër yjet e futbollit që kanë blerë qen roje nga kompania në të kaluarën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *