Pollo mbështet deklaratën e Isabel Santos mbi “Open Ballkan”: Për këdo që ka dyshim

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Isabel Santos ka dhënë mendimin e saj mbi anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për nismën “Open Ballkan”. Genc Pollo ka reaguar me anë të një deklaratë mbi këtë çështje.
Sipas tij kjo intervistë është një sqarim për këdo që ka dyshime se “Ballkani i hapur” është një projekt kundër integrimit në familjen Evropiane.

“Për këdo që ende ka ndonjë dyshim: Ballkan Hapur është një projekt kundër integrimit e anëtarësimit në Bashkimin Europian. E thotë sot edhe eurodeputetja Isabel Santos (socialdemokrate; portugeze). E cila si reportere për Shqipërinë ka qenë jo rrallë dashamirëse me qeverinë Rama”, shkruan Pollo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *