Politico: Pa Kailin, Parlamenti Evropian humbet “Mbretëreshën e kriptomonedhave”

Largimi i Eva Kailit nga posti i zëvendëspresidentes së Parlamentit Europian dhe përgjegjësitë e tjera që ajo kishte në organ pas arrestimit për çështjen e korrupsionit, lë një boshllëk në politikën e BE-së për kriptovalutat.

Eurodeputetja greke ishte në krye të një grupi politikash për kriptovalutat dhe teknologjitë e reja, të tilla si blockchain dhe NFTs.

Politico e quan atë “Mbretëresha e kriptomonedhave”.

Arrestimi i saj ka krijuar një krizë brenda Parlamentit, ku crypto bros e cilësonte atë “si një mbrojtëse të një industrie që ka pësuar rënie, skandale dhe reagime rregullatore.”

Tre anëtarë të parlamentit në të djathtën politike janë caktuar si trashëgimtarë të mundshëm të kurorës së kriptove në Bruksel, i cili po debaton rregullat e ardhshme kundër pastrimit të parave dhe transparencës tatimore për industrinë.

Por asnjëri prej tyre nuk ka qenë aq i zëshëm në skenën e Brukselit sa Kaili, e cila ishte ndër të paktët zëra pro-kriptove në të majtë që respektonte gjithashtu Komisionin dhe Këshillin Evropian.

Kompanitë që zhvillojnë teknologjinë pas koleksioneve dixhitale, të njohura si tokena jo të këmbyeshëm (NFT), do ta ndjejnë veçanërisht shumë arrestimin e e Kailit, pasi ajo po hartonte një raport të Parlamentit për sektorin e sapolindur.

Lobistët kripto që folën për POLITICO në kushte anonimiteti lavdëruan eurodeputeten greke për punën e saj në dosjet, megjithëse pranuan se skandali do të ishte i vështirë për t’u kapërcyer. Shoqatat e industrisë Blockchain for Europe dhe European Crypto Initiative nuk pranuan të komentojnë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *