Policia kap shpërndarësit, jo furnitorët! “Korrierët” e mbanin drogën në shtëpi, klientët u shkonin tek lagjia

Zbulohet skema e trafikut të lëndëve narkotike në Tiranë. Dy grupe kriminale, nga të cilat kanë rënë në pranga 20 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, furnizoheshin me lëndë narkotike nga persona të paidentifikuar. Shpërndarësit pasi furnizohen nga persona të paidentifikuar me të cilët bashkëpunojnë me lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe kanabis, i ndajnë dhe ambalazhojnë në doza të vogla dhe i shesin me pakicë tek përdoruesit.

“Për ndarjen e lëndës narkotike në doza, përdorin kryesisht banesat e tyre, aty ku dyshohet se mbajnë sasitë e lëndave narkotike dhe një pjesë të parave të fituara. Porositë për lëndë narkotike i merrnin duke komunikuar fizikisht me porositësit ose përmes telefonit. Zakonisht i telefonojnë porositësit e njohur prej tyre, por u përgjigjen edhe personave të panjohur, të cilët u prezantohen si lidhje shoqërore. Ndërkohë si vend takimi me porositësit lënë kryesisht vende afër banesave të tyre por sipas rastit shkojnë edhe tek vendi ku ndodhen përdoruesit duke përdorur mjetet e tyre ose të marra me qera,”-shkruhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

Në total gjatë operacionit “Harta” u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *