Policia greke operacion në kufirin me Shqipërinë, në pranga dy shqiptarë, çfarë iu gjet në makinë

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë pas një operacioni në kufi me Shqipërinë ku ka sekuestruar 9 kg marijuanë i cila ishte fshehur në automjet  në zonën e Kosturit.

Në mjet gjithashtu janë konstatuar dhe arrestuar drejtuesi shqiptar 49-vjeç dhe pasagjeri po ashtu shqiptar 34-vjeç.

Ky i fundit kishte kaluar kufirin ilegalisht dhe po transportohej për në tokën greke nga drejtuesi i mjetit.

Gjatë kontrollit në banesën e drejtuesit të mjetit në Selanik janë gjetur dhe sekuestruar 637 gram marijuanë dhe 1 peshore elektronike. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *