Pogradec/ ‘Ford-i’ humb kontrollin dhe del nga rruga, dy pasagjerë dhe shoferi përfundojnë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në Pogradec. Policia njofton se një makinë e tipit “Ford Focus” model “stationvagon” ka dalë nga rruga, duke u përmbysur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe dy të rinj.

Drejtuesi i mjetit dhe një prej dy pasagjerëve, një vajzë 30-vjeçare, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, raportohet nga mediat lokale.

Pogradec/Informacion paraprak

“Më datë 07.10.2021, rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *