Po vraponte, zhduket në rrethana misterioze mësuesja

Zhduket në rrethana misterioze një mësuese nga Tennessee në SHBA. Eliza Fletcher, 34 vjeçe është zhdukur pa gjurmë. Mediat shkruajnë se Eliza Fletcher po vraponte në bulevardin Central Avenue në Memphis, kur mendohet se është marrë me forcë në një mjet fuoristradë në ngjyrë të errët.

Fletcher kishte veshur veshje sportive rozë e të kuqe, tha policia, duke shfaqur imazhe të makinës në të cilën besohet se është marrë e reja me forcë. Celulari i Fletcher u gjet i flakur në një zonë të braktisur.

“Ne nuk e dimë atë që po ndodh por ka njerëz që po e kërkojnë në mënyrë të dëshpëruar dhe policia po i ndihmon,”- tha miku i ngushtë i Fletcher, Hart Robinson.

Autoritetet thanë se Fletcher rregullisht vraponte në këtë zonë dhe më parë ishte kualifikuar për maratonën e Boston.

Mësuesja është e martuar me bashkëshortin Richard në mars 2014. Familja e saj nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen në fjalë.a

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *