Po sikur t’ju themi që ishi juaj do ju telefonojë nëse bëni këtë gjë?

Ju kuptoj shumë mirë si ndiheni kur jeni zënë me të dashurin dhe nuk doni ta merrni ju hapin e parë për t’u pajtuar ose kur prisni me padurim që ishi juaj t’ju shkruajë/telefonojë (ndoshta jo për të kërkuar falje ose për t’u rilidhur, por hejjj të paktën do funksionojë). Më besoni që pas këtij informacioni jeta juaj do ndryshojë përgjithmonë me këtë teknikë manifestimi dhe ne do jemi gjithashtu në pritje të çdo historie suksesi.

Shkurtimisht: Manifestimi është mënyra se si ne mendojmë dhe besojmë kur duam të na realizohet një deshirë duke vënë në zbatim ligjin e tërheqjes me mendje (këtu keni dhe artikullin “Si të manifestoni para, vetëbesim, rritje në karrierë dhe miqësi të reja”).

Si fillim, gjëja më e rëndësishme është që ju të jeni me energji të mirë, çfarëdo që të ketë ndodhur, pa inat, pa mllef dhe super të buzëqeshur, fundja pse jo, dëshira juaj do të plotësohet.

Uluni diku në qetësi, mbyllni sytë, bëni 3-4 frymëmarrje të thella me ngadalë (gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë) dhe mendoni për personin e zemrës, përfytyrojeni me veshjen tuaj të preferuar që i keni thënë gjithmonë sesa i shkon.

Imagjino sikur po i flet nga një distancë, sikur po komunikoni me valë të padukshme dhe pëshpërtiti ngadalë me shumë vetëbesim “une e di shumë mirë që ti (emrin e personit) do më shkruash tani, e di shumë mirë që ti je duke e menduar këtë gjë, merre telefonin dhe më shkruaj, më bej një kompliment, më fto për të dalë, bëje tani!”.

Pas kësaj merrni telefonin në duar, hapni aplikacionin ku ju komunikonit më shpesh dhe përfytyroni sikur sapo ju erdhi një mesazh nga ai me shkrimin që ju do të dëshironit në këtë moment prej tij. Ndihuni të lumtur dhe pozitivë sikur kjo gjë ndodhi vërtet (fake it till you make it), emocionohu njësoj si në fillimet e njohjes suaj.

Hapi i fundit dhe më i rëndësishmi nga të gjithë: Harrojeni këtë që ndodhi. Largoni telefonin nga duart, bëni plane, dilni me shoqërinë, lexoni ndonjë libër dhe hiqeni plotësisht nga mendja atë që sapo bëtë sepse universi do merret vetë me personin në fjalë kur ju të mos e prisni./anabel

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *