Po shkonte të festonte maturën, aksidentohet i riu në Ballsh

Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Ballsh-Fratar.

Mësohet se drejtuesi i mjetit, i cili do të shkonte të festonte mbylljen e shkollës për vitet e treta është aksidentuar.

I riu ishte nisur të shkonte drejt Poçemit për të festuar së bashku me bashkëmoshatarët e tij, por makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur.

Ende nuk dihet gjendja e të riut, apo identiteti i tij.

/ Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *