“Plumbi i Artë” i SPAK/ Kokat e krimit nuk u kapën, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore: Po kryejmë hetime

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është duke verifikuar nëse ka patur dalje të informacionit përgjatë operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe nga Policia e Shtetit, ku u përcaktuan dhe egzekutuan masat e sigurimit “Arrest me burg” për 32 shtetas, mes tyre edhe një punonjës policie.

Në përfundim të këtij operacioni, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore siguron opinionin publik dhe mediat se do të hetojë me seriozitetin maksimal çdo dyshim për rrjedhje të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *