Plotësimi i Kushtetueses me 9 anëtarë, Yuri Kim: Arritje për Reformën në Drejtësi

Pas vizitës në Gjykatën Kushtetuese, ambasadorja amerikane Yuri Kim e cilëson plotësimin e Gjykatës me 9 anëtarët si një arritje të madhe për Reformën në Drejtësi.

Me anë të një reagimi në rrjete sociale Kim shprehet se tashmë që nga dhjetori i 2022, Kushtetuesja është e kompletuar me 9 gjyqtarë, ndërsa i ka uruar suksese në rrugën drejt drejtësisë.

“Që nga dhjetori 2022, KT Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje e madhe për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin”, shkruan ambasadorja Kim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *