Plas keq mes të rinjve në Elbasan, pas sherrit me sende të forta rrëmbehet një person

Një sherr masiv është raportuar se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku disa të rinj janë përleshur me njeri-tjetrin.

U bë me dije se dy grupe të rinjsh janë përplasur duke përdorur sende të forta ndaj njëri-tjetrit.

Pas sherrit disa nga personat e përfshirë në sherr janë larguar nga vendngjarja me një mjet “Ford” ngjyrë gri.

Burimet bëjnë me dije se personat e larguar dyshohet se kanë rrëmbyer dhe një person, duke e futur me dhunë në makinë.

Ndërkohë që nuk dihen ende arsyet e sherrit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po pyet dëshmitarët, ndërkohë që janë vënë në ndjekje të mjetit ku dyshohet se ndodhet dhe një person i rrëmbyer.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *