‘Plas’ arma në det të hapur në Greqi/ Arrestohen 2 turq pasi kishin hyrë ilegalisht me një anije

Në zonën detare të Kastelorizo në  Greqi  ka ndodhur pak pas mesnatës një incident me protagonist dy turq në një skaf privat.

Sipas informacioneve , Observatori Megísti informoi një anije të marinës greke nga Rodos që ishte duke patrulluar zonën, për praninë e një motoskaf, duke lëvizur në ujërat territoriale greke pa drita, drejt zonës në jug të ishullit të Rodos dhe rreth një milje detare nga Kastelorizo.

Autoritetet përdorën sirena, megafonë, sinjale optike për të ndaluar turqit, por ata nuk pranuan. Ndaj filloi një ndjekje në det të hapur, ndërkohë që piloti i skafit nisi të bënte manovra të rrezikshme.

31-vjeçari deklaroi që nuk ishte në dijeni që po bënte diçka të paligjshme dhe se të dy turqit morën anijen për ta çuar në Kalkan për riparim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *