Plagosi 28 vjeçarin në Shkodër, lihet në burg autori (Emri)

Elfat Salihi është lënë këtë të shtunë në arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës. Ky i fundit dyshohet si autori kryesor i plagosjes së Edis Reçajt.

Sakaq, vendimi për të riun është lënë në burg vetëm disa ditë pas plagosjes.

Kujtojmë se ai u kap në hotel nga policia, ku dhe qëndronte i fshehur, pasi plagosi Edis Reçajn, nipin e Edmir Alisë i cili u ekzekutua në dhjetor të vitit 2014 bashkë me shokun e tij Mondi Batri.

Në datë 21 prill, policia e Shkodrës bëri me dije se autori i plagosjes së 28-vjeçarit shkodran është Elfat Salihi, 31-vjeç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *