Plagoset me thikë kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi

Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm.

Burime paraprake bëjnë me dije se pas një konflikti me shtetasin Ergest Xhelili, ky i fundit e ka goditur me thikë duke e lënë të plagosur.

Mësohet se kryebashkiaku ndodhet aktualisht për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lushnjes, jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *