Plagoset me thikë 19-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 19-vjeçar është plagosur me thikë në rrethana ende të paqarta.

Policia bën me dije se i plagosuri është 19-vjeçari me inicialet O.SH., ndërsa për rastin është informuar përmes një njoftimi në sallën operative. Sakaq, policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit apo autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.02.2023, rreth orës 21:00, Salla Operative ka marrë njoftim se në afërsi të fushës “Ali Demi”, është dëmtuar, në rrethana ende të paqarta, dyshohet me mjet prerës shtetasi O. Sh., 19 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *