PL: Fermerët të hapin sytë, Rama do ua grabisë tokën

Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili ka paralajmëruar feremerët të investojnë në tokën e tyre e mos ta lënë shterpë, pasi në të kundërt do të taksohen.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, deputeti Petrit Vasili shkruan se fermerët rrezikojnë që humbasin tokën e tyre dhe kjo e fundit t’i kalojë oligarkëve të Ramës.

Sakaq apelon që fermerët të jen vigjilentë, pasi takimet Rama po i mban duke theksuar se do grabisë tokën.

Postimi i plotë:

Fermerë hapni sytë, po ju erdhi Rama dijeni se do vetëm t’ju grabisë tokën!

Rama bën sikur organizon këto kohët e fundit takime me fermerë.

Qëllimi i vetëm i Rames është që si hienë të përgatisë opinionin, për grabitjen masive prej tij të tokës së fermerëve, me gjoja shkakun që të mos mbetet pa punuar duke nxjerrë ligj dhe taksa shumë të rënda. Ramës as që ia ndjen fare për fermerët dhe as nuk ka asgjë se çfarë t’u thotë. Ai vetëm i ka sakatuar dhe i ka bërë fermerët që të braktisin fshatin dhe të ikin jashtë vendit.

E di i madh e i vogël se toka pa punuar mbetet vetëm për shkak të Edi Ramës. Ai me qëllim e ka mbytur dhe asfiksuar bujqësinë, që ajo të falimentojë dhe më pas t’ia rrëmbejë tokën dhe tua japë bandës së klientëve të tij në qeveri dhe oligarkëve.

Rama po të ishte i interesuar për bujqësinë sikur të bënte jo më shumë se Maqedonia e Kosova nuk do të kishte asnjë dynym toke pa punuar.

Rama me qëllimin mafioz për falimentimin e bujqësisë vendosi këto masa vrastare:

⬛️ vendosi TVSH për furnizimin me impute bujqësore (plehrat kimike, pesticidet, farat, fidanët etj).

⬛️ uli norma e kompensimit të prodhuesit bujqësore

⬛️ fermerët vuajnë çmimin e naftës 230 lekë për litër,

⬛️ çmimi i plehrave kimike është dy dhe trefishuar

⬛️ subvencioni i Bujqësisë në Shqipëri me i ulëti në Ballkan, disa herë me i ulët se Maqedonia dhe Kosova.

Prandaj fermerët nuk shesin dot prodhimet e tyre, sepse dalin me humbje të mëdha dhe ndaj janë zhytur në varfëri dhe mjerim.

Nëse vërtet duan që fermerët ta punojnë të gjithë tokën dhe të jetojnë të qetë me punën e tyre le të bëjë Rama së paku këto:

? Vendosjen e një çmimi fiks për naftën e fermerëve në vlerën 1 EURO/LITRI, si rajoni.

? Vendosjen e tavanit për çmimet e inputeve bujqësore.

? Riformulimin e skemës mbështetëse dhe heqjen e të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri.

? Financimit të skemës mbështetëse si Maqedonia dhe Kosova

? Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetëse (nr. krerëve, sip. e mbjella).

Fermerë po patë Ramen, që ju vjen në takime në fshat jini vigjilente se ka ardhur thjesht t’ju grabisë tokën tuaj.

P.S. Shiheni VIDEON disa ditë më parë kur ky Rama ishte në Korçë, ndërsa po atë ditë fermeri në Devoll pret 1.4 Ha me mollë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *