Piu të gjitha barnat që kishte në shtëpi, i riu nga Gjirokastra përfundon në gjendje kome

Një 24-vjeçar nga Gjirokstra është dërguar me urgjencë në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak se piu të gjitha barnat me të cilat kurohej.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Gjirokastër ku I. Dalipi 24 vjeç është gjetur nga familjarët e tij në gjëndje të rëndë shëndetësore në banesë.

Në gjendje kome ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Më pas është kërkuar ndihma e helikopterit për ta përcjellë në drejtim të kryeqytetit për ndërhyrje më të specializuar. Paraprakisht dyshohet se i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *