Pirro Dhima uron Belerin për fitoren

Peshëngritësi shqiptar Pirro Dhima i cili jeton në Greqi, ka uruar fitoren e Fredi Belerit në zgjedhjet vendore në Himarë.

Beleri i mbështetur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” arriti të fitonte kundrejt kundërshtarit të PS-së, Jorgo Goro, me një diferencë shumë të ngushtë, me vetëm 19 vota para.

Fredi Beleri siguroi 3837 vota ose 50,12%, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste dhe kryetar bashkie në largim 3818 vota ose 49,88%

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *