Pioli e konfirmon, Leao do të jetë në formacionin kryesor kundër Inter

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka zbuluar se Rafael Leao do të jetë i gatshëm të përballet me Interin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë janë dy gola më pak përpara ndeshjes së së martës, pasi u mundën rehat nga rivalët e tyre javën e kaluar, në një humbje të cilën Leao mungoi për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Pioli e mbajti sulmuesin portugez jashtë skuadrës së tij edhe gajtë humbjes me Spezian, por tani do ta tërheqë atë pas një rikthimi të suksesshëm në stërvitje.

“Rafa është mirë,” u konfirmoi ai gazetarëve.“Ai bëri pothuajse të gjithë seancën stërvitore dje, sot shpresojmë që ta përfundojë atë.

”Duke pasur parasysh deficitin e tyre, trajneri shpreson të arrijnë një nga rikthimet më të mëdha të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve.

“Nuk është e lehtë të përgatitesh për nesër,” vazhdoi ai. “Por ne kemi një objektiv të rëndësishëm: të fitojmë ndeshjen dhe të kualifikohemi në finale, të cilën askush nuk do ta parashikonte kurrë.

“Askush ende nuk mendon se Milani mund të arrijë në finale. E di që mund të luajmë një ndeshje të madhe.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *