Petkoviç çmendet dhe i kërkon Kurtit: Asociacioni të themelohet tani

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, iu është kundërpërgjigjur kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, i cili ka deklaruar të martën se “nuk ka autonomi apo vetëqeverisje për serbët, por ka vetëm njohje de facto mes Kosovës dhe Serbisë”.

Por Petkoviç tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet tash, duke shtuar se ky është detyrim edhe nga Marrëveshja e Ohrit.

“Marrëveshja e Ohrit përcakton detyrimin e Prishtinës për të formuar Asociacionin në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse nga dialogu, siç thuhet në Aneks”, ka shkruar Petkoviç në Twitter.

Ai ka kritikuar kryeministrin Kurti që “po përpiqet të lirohet nga detyrim”, siç thotë Petkoviç.

Më 18 mars, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në Ohër, por që nuk kishte nënshkrim për të.

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit Kurti – Vuçiç, kishte thënë se ka marrëveshje.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *