Përshkallëzohet aksioni opozitar, protestuesit rrëzojnë barrierat metalike para Kryeministrisë!

Protestuesit kanë rrëzuar barrierat metalike para Kryeministrisë dhe kanë tentuar t’i afrohen kordonit të policisë, gjatë protestës që po zhvillohet nga opozita. Protesta e PD përballë kryeministrisë është përshkallëzuar pak minuta pasi ish-kryeministri Sali Berisha mbylli fjalën e tij, të cilën e mbajti përmes një video-konference.

Disa nga protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov kapsolla në shkallët e godinës së kryeministrisë. Ndërsa disa prej militantëve me flamur të PD në duar kanë tentuar të kalojnë kordonin e vendosur nga policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *