Përplasjet me gardën/ Deputetët e PD: Jemi të përjashtuar nga e drejta e fjalës, jo nga prania fizike

Deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi janë përplasur me punonjësit e gardës tek dera e Kuvendit,  pasi tentuan të futen në seancën plenare. Deputeti Luçiano Boçi tha se në vendim shkruhet se atyre nuk iu ndalohet futja fizikisht në Kuvend, por e drejta e fjalës.

“E ka gabim. Tritani duhet të futet. E Ka me T dhe jo me D, ai duhet të futet. Këtu s’dinë as gjuhë shqipe. Është masë disiplinore. Do të thotë që unë skam të drejtë të flas, por askush s’më pengon të jemi ulur në bankën time në parlament. A dëgjoni. A e kuptoni shqipen. Kjo është masë disiplinore. Ku e ke të shkruar që unë pengohem të futem në sallë”, tha Boçi

“S’ke vendim për mos pranim fizik brenda. Jemi të përjashtuar nga e drejta e fjalës”, tha Luan Baçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *