Përplasje të dhunshme mes tifozëve të Frankfurtit dhe policisë italiane

Policia italiane është përplasur me tifozët e Eintracht Frankfurtit në qendrën e qytetit të Napolit para ndeshjes së Champions League mes këtyre dy skuadrave. Tifozët gjermanë, pavarësisht se nuk do të futeshin në stadium, kanë udhëtuar për të shkaktuar trazira si pasojë e incidenteve të rregjistruara në ndeshjen e parë.

800 policë italianë janë mobilizuar për ruajtjen e rendit, por shumë lokale janë shkatërruar dhe një makinë policie është djegur. E gjithë situata po monitorohet edhe nga helikopterët e policisë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *