Përplasi me makinë të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës mbrëmjen e sotme pasi, ka aksidentuar një 60-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas bluve, i arrestuari është shtetasi me inicalet A.M. 60-vjeç. Sakaq, bëhet me dije se 60-vjeçarja është nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njofimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë bënë arrestimin e shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas, në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen V. H., 60 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. M, është larguar nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *