Përplasi këmbësorin me makinë, arrestohet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi një ditë më parë ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar me makinën e tij. Aksidenti ka ndodhur në atuostradën Vlorë-Fier, ku shtetasi E.S.,19-vjeç duke drejtuar mjetin tip “Nissan” ka aksidentuar shtetasin B.B.,51-vjeç i cili ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 19 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. B., 51 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *