Përplasen dy automjete në Fushë-Krujë, një e plagosur

Një aksident ka ndodhur në rrugën dytësore Aramaras, Fushë-Krujë, ku një automjet me drejtuese shtetasen V.D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E.S.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur shetasja V.D e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka arritur në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në rrugën dytësore Aramaras- Fushë Krujë, një automjet me drejtuese shtetasen V. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. S.

Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetësja V. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *