Përplasen dy automjete në aksin Korçë-Maliq, plagosen dy pasagjerë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Vashtemi në Korçë.

Uniformat blu raportojnë se si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur lehtë 2 pasagjere të cilat udhëtonin në njërin nga mjetet e aksidentuara.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.11.2022, rreth orës 19:35, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtmi, Maliq, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin O. P., 20 vjeç. Për pasojë janë lënduar shtetasit F. I. dhe shtetasja S. I., pasagjerë në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët u dërguan në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *