Elbasan/ Aksident i shumëfishtë në tunel, përplasen 7 makina

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtunë në aksin Elbasan-Tiranë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të ‘Tunelit të Krrabës’ ku fillimisht janë aksidentuar dy makina, më pas janë përfshirë dhe pesë automjete të tjera.

Për pasojë është bllokuar qarkullimi duke bërë të pamundur lëvizjen normale të automjeteve në atë zonë.

Sakaq sipas policisë dy persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ambulanca.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *