Përmet, përfshihet nga flakët një market

Një dyqan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Naim Frashëri” në qytetin e Përmetit.

Policia bën me dije se shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:00, në lagjen “Naim Frashri”, Përmet, ka marrë flakë biznesi (dyqan) me konfeksione, në pronësi të shtetasit A. J., banues në Përmet. Dyqani në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *