Përmbyset kamioni, shoferi transportohet me urgjencë drejt Traumës

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kalimash-Morinë. Policia bën me dije se një automjet, kamion është përmbysur në rrugë.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar shoferi i saj i cili është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

“Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Kalimash-Morinë, shtetasi S. G., duke drejtuar automjetin (kamion), ka humbur kontrollin dhe për pasojë kamioni është përmbysur.

Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi S. G., banues në Tiranë, i cili po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *