Përmbyset betonierja, rruga mbushet me vaj e naftë. Policia: Nuk jemi këtu për të pastruar

Një betoniere që drejtohej nga një qytetar nga Kosova është përmbysur në aksin Kukës-Morinë pasi shoferi humbi drejtimin.

Shoferi është dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit dhe raportohet se nuk ka marrë lëndime serioze. Ndërkohë përmbysje e betonieres ka shkaktuar derdhjen e vajrave në rrugë, të cilat u bënë burim aksidenti edhe për makinat e tjera që kalonin në rrugë. Për shkak të aksidentit për pak minuta ka pasur vështirësi në lëvizjen e mjeteve në rrugë.

Burime bëjnë me dije se nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e rrugës edhe pse policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Policia ka deklaruar se “nuk ndodhet aty për të pastruar vajin.” Edhe pse qytetarët paguajnë taksa për “Rrugën e Kombit” për të kaluar të sigurt, atyre u rrezikohet jeta.

Foto nga vendngjarje
Foto nga vendngjarje

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *