Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha: Njeri i guximshëm, gjunjëzoi komunizmin

Kreu i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit për Hazem Hajdarin.

Në një deklaratë për median, Berisha tha se Hajdari do të kujtohet si një person i guximshëm i cili mundësoi çlirimin e vendit.

Sakaq shtoi se Hajdari ndau epokat, pasi guxoi të dilte me një protestë masive ku brenda tre ditësh gjunjëzoi komunizmin.

“Hazem Hajdari hyri në historinë e kombit tonë si shqiptar, që me një grup të guximshëm studentësh bën më shumë se kushdo tjetër për lirinë e Shqipërisë. Në dhjetorin ’90, Shqipëria kishte mbetur vendi i vetëm ish-komunisht, përpjekjet e shqiptarëve për të dalë prej diktaturës, sakrificat e tyre më të jashtëzakonshme për liri, dinjitet, njerëzor dhe kombëtar u ndeshën me shtypjen më të egër. Çdo akt kundërshtie ishte i barabartë me hapjen e dyerve të burgut për shkak të shtypjes së egër stalinist. Në këto rrethana Azem Hajdari guxoi të dalë në një protestë të fuqishme me studentët, të vihet në një mënyrë epike. Në një hark kohor prej 3 ditësh gjunjëzoi komunizmin. Me këtë akt, Hajdari ndan epokat, monizmin me pluralizmin. Për këtë akt, Hajdari u ekzekutua më 12 shtator 1998 nga kriminelët, vrasës me uniformë. Por ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët, i përjetshëm për veprën e tij”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *