Përkeqësohen kushtet atmosferike, si pritet të jetë moti sot

Moti këtë të premte parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në zonën e qendrës këto vranësira prej orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Zona e veriperëndimit parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu në formën e rrebesheve. Në zonën e verilindjes reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim  jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek.

Temperaturat parashikohen:

  • në zona malore 14 deri 30°C
  • në zona e ulëta 16 deri 33°C
  • në zona bregdetare 18 deri 31°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *