Përjashtimi i deputetëve nga grupi parlamentar i PD/ Tabaku: Do jem gjithnjë pjesë e zgjidhjes, jo e konfliktit

Deputetja Jorida Tabaku, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së kryetarëve, iu përgjigj interesit të medias lidhur me zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Përsa i përket vendimit të kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj për përjashtimin e 4 deputetëve Tabaku tha: “Jam përpjekur për të qenë konstruktive. S’më ka thirrur kush për mbledhje grupi, s’kam asnjë dijeni po mblidhen s’po mblidhen firma”

“Kam vetëm një qëllim, të bëjmë PD forcë fituese, të merremi me hallet e qytetarëve. Është e papranueshme për mua që të jetë PD më pak e besueshme. Do punoj cdo ditë për një qëllim kryesor, që PD të jetë sa më shpejt forcë fituese” – vijoi Tabaku.

Ajo u shpreh se Partia Demokratike e ka një kryetar grupi i cili ka ushtruar detyrën e tij ‘në të mirë e në të keq’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *