“Përgjimi për Ballën është asgjësuar”, Lala: Elbasani shumë shpejt në qendër të vëmendjes!

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Taulant Balla është përgjuar nga autoritetet por, përgjimi është asgjësuar.

Teksa komentoi deklaratën e bërë nga Ardian Çapja, Lala se duhet të bëhen hetime në lidhje me këtë përgjim që tashmë nuk ekziston më.

“Që është përgjuar Taulant Balla nuk është më sekret, sepse numri në vendimin e asgjësimit është i tij. Ardian Çapja vendosi këtë ta thoshte në seancë gjyqësore duke mos i përmendur emrin, logjika të çonte tek Taulant Balla. A duhet të ketë një hetim për ata gjyqtarë dhe prokurorë apo oficerë të policisë që kanë ndërmarrë një hap për asgjësimin e përgjimit, unë mendoj që duhet të ketë. A duhet të ketë një hetim lidhur nga deklarata e Çapjas? Duhet të ketë. Ne nuk e kemi për ta mësuar dot kurrë se çfarë ka folur Taulant Balla dhe me kë ka folur në ato përgjime. Taulant Balla është një eksponent i rëndësishëm politik. Përgjimi është asgjësuar. Gjykata thotë që është bërë një lapsus. CD me serverin janë zhdukur përgjithmonë”, u shpreh ajo.

Lala ka paralajmëruar se në Elbasan do të ketë sërish ngjarje të reja. Edhe pse nuk e ka cilësuar se çfarë do të ndodhë, ajo theksoi se Elbasani shumë shpejtë do të jetë në qendër të vëmendjes.

“Do të ketë plotë të reja në Elbasan, ne gazetarët nuk jemi në kushte për t’i thënë. Elbasani shumë shpejtë do të jetë në qendër të vëmendjes. Elbasani do të jetë në kryefjalën e medias”, tha ajo për Euronews Albania.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *