Përfundon mbledhja e dy qeverive/ Shqipëri-Mal i Zi nënshkruajnë 11 marrëveshje

Ka përfunduar mbledhja e dy qeverisë në Podgoricë. Tashmë ministrat e dy kabineve qeveritare po vijojnë me nënshkrimn e marrëveshjeve mes dy vendeve.

Aktualisht kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

Gjithashtu do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazovic do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *