Përfaqësuesi i Berishës në KQZ: Kemi argumentuar gjithçka me dokumentet përkatëse

Ledio Nuraj përfaqësuesi i grupimit të Sali Berishës në KQZ ka kërkuar që të regjistrohet për zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se KAS është shprehur që Celibashi nuk ka marrë një vendim për kërkesën e Berishës

“Të mos hamë kohë pasi koha është shumë e vyer, doja të thoja që në lidhje më kërkesën e paraqitur, PD me kryetar Sali Berisha, në baze të kërkesës së bërë bazuar në kodin zgjedhor, kërkojmë regjistrimin në zgjedhje. Në seancën e parë na latë 48 orë për plotësim dokumentacioni. Bëmë ankimim pasi konsideruam që nuk ishte e nevojshme të bëhej asnjë lloj ankimimi. KAS nuk është se e ka rrëzuar si kërkesë por nuk e ka pranuar me arsyetimin që ka qenë një vendim i ndërmjetëm i komisionerit.

Kështu që i nderuar unë mbaj qëndrim sot se nuk kemi çfarë të dorëzojmë tjetër. Duke iu referuar kodit zgjedhor, kemi plotësuar gjithçka. Kemi argumentuar gjithçka me dokumentet përkatëse. Ne duam të zbatohet dhe neni 131 i kodit zgjedhor, për faktet e njohura botërisht dhe të ditura për KQZ për shkak të njohjeve të saj, nuk nevojitet dokumente shtesë. Ndaj nuk ka nevojë për dokumente të tjera. Fakt i njohur botërisht është që prej një viti PD-ja ka kryetar Sali Berishën, ka organet e saj drejtuese.” – tha Nuraj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *