‘Përdhunoi të renë në Korçë’/ Prokuroria kërkon burg për kryeplakun

Prokuroria e Korçës, ka kërkuar caktimin e masës “arrest me burg”, për kryeplakun e fshatit Rehovë, Ervis Rapon, i cili akuzohet se ka përdhunuar një vazjë me probleme të shëndetit mendor.

Rapo nuk ka pranuar akuzën duke pretenduar se gjithçka është bërë për hakmarrje nga babai i vajzës.

Por nga ana tjetër babai i vajzës, ka deklaruar në policinë e Korçës, se ai e kishte kapur lakuriq Ervis Rapon, brenda në banesën e tij, teksa ishte me vajzën duke kryer marrëdhënie seksuale. Sipas babait të vajzës, në datën 8 prill, ai është kthyer në banesën e tij, teksa kishte mbaruar punët e përditshme në fshat.

Në banesë ndodhej vetëm vajza. Ku ka hyrë në korridorin e shtëpisë, ka vënë re se çdo gjë ishte rrëmujë dhe në një cep ndodhej vajza e tij. Sipër saj ishte kryeplaku i fshatit Rehovë, Ervis Rapo, i cili ndodhej i zhveshur dhe ja kishte zënë gojën duke kryer marrëdhënie seksuale.

Të njëjtën dëshmi ka dhënë dhe vajza, e cila është marë në pyetje në prani të punonjësve socialë dhe policisë.
Pavarësisht pretendimeve të Ervis Rapos, prokuroria kërkon mbylljen në burg të tij, deri në fazën e sqarimit të plotë të ngjarjes, duke kryer dhe ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore.

Pritet që këtë fundjavë gjykata e Korçës, të shprehet nëse do vendosë mbylljen në burg të kryeplakut apo do caktojë një masë më të butë për Ervis Rapon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *