Përdhunoi shqiptaren, kërkohet ekstradimi i ish-sulmuesit

Ministria e Drejtësisë në Itali i ka kërkuar Brazilit të ekstradojë ish-sulmuesin Robinho dhe mikun e tij Ricardo Falco.

Ata janë dënuar në mungesë me nëntë vite burg për përdhunim në grup.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Robinho u shpall fajtor për përdhunimin e një 23-vjeçareje shqiptare, natën e 22 janarit të vitit 2013, ngjarje kjo e ndodhur në një pub të Milanos.

Sipas aktakuzës, Robinho dhe miqtë e tij i ofruan viktimës një pije, e cila e la pa ndjenja shqiptaren dhe të paaftë për të rezistuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *